Hamilton i jep mesazhin Ferrarit: Nuk kam kërkuar kurrë të jem piloti numër 1, por…
‘Stuhia’ e Las Vegasit kaloi, por te Ferrari ende nuk është lënë gjithçka pas krahëve, dhe ndërkohë që po afron edhe Çmimi i Madh i Katarit në Botërorin e Formula 1, Frederic Vasseur përpiqet të sjellë sadopak qetësi te Kokëkuqja italiane.
Shefi i Skuderisë së famshme tentoi të vërë rregull dhe bëri një apel për unitet. ‘E përballojmë fundjavën e katarit të vendosur për të reaguar si skuadër dhe të shfaqemi në nivelin që ne presim nga vetja jonë-tha Vasseur
Ajo që i pret Hamilton dhe Leclerc do të jetë pista e Lusailit që sipas Vasseur është ndryshe nga ajo e Las Vegasit.
‘Ka karakteristika krejt ndryshe nga ato të Las Vegasit duke nisur nga sekuencat e gjata të kthesave me shpejtësi të lartë-vijoi Vasseur-edhe kufiri prej 27 xhirosh për çdo set gomash do ta bëjë të veçantë menaxhimin e tyre dhe të strategjisë. Do të kemi 3 sesione provash të lira për të përgatitur makinën sa më mirë dhe objektivi është i qartë; të maksimizojmë çdo aspekt të fundjavës dhe të marrim një rezultat solid me të dyja makinat’.
Top Channel