Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të Trabzonsporit për përballjen ndaj CSKA Sofias në Ligën e Konferencës. Sulmuesi shqiptar është një nga katër futbollistët që nuk janë përfshirë në listën e skuadrës për këtë transfertë, për shkak të rrezikut të mundshëm të dëmtimit.

Trajneri Thomas Reis ka vendosur të mos marrë asnjë rrezik me gjendjen fizike të Muçit, duke preferuar ta lërë jashtë për këtë takim. Në të njëjtën situatë janë edhe Stefan Savic dhe disa futbollistë të tjerë.

Vendimi është marrë si masë, me synimin që lojtarët të mos përballen me probleme më serioze fizike në vazhdim të sezonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb