“Askush nuk është mbi ligjin”, Rama: Shqipëria po lufton korrupsionin si askush tjetër në rajon

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.
Në një deklaratë për mediat nga Brukseli, Rama tha se Shqipëria duhet të konsiderohet një vend kandidat shumë serioz për anëtarësimin në Bashkimin Europian, pasi sipas tij, vendi po dëshmon se askush nuk është mbi ligjin.
Ai theksoi se, ndryshe nga e kaluara, kur Shqipëria perceptohej si një vend ku korrupsioni ishte pjesë e sistemit, sot vetë sistemi po lufton fuqishëm kundër tij.
Rama: Ajo që Shqipëria po bën kundër korrupsionit është e paprecedentë në rajon dhe kjo është pikërisht arsyeja përse Shqipëria duhet të konsiderohet një vend kandidat shumë, shumë serioz. Nëse deri jo shumë kohë më parë Shqipëria portretizohej gjithmonë si një vend ku ishte ngulitur kultura e pandëshkueshmërisë dhe ku korrupsioni ishte vetë sistemi, sot Shqipëria është një vend ku sistemi po lufton fuqishëm korrupsionin. Natyrisht, çdo çështje duhet të kalojë përmes procesit të rregullt ligjor, por është shumë e qartë se në Shqipëri nuk ka më askënd mbi ligjin. Dhe pikërisht kjo është arsyeja përse Shqipëria duhet të shihet me një sy shumë pozitiv.
/vizionplus.tv




