Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe ajo e Transportit Urban dhe Interurban kanë paralajmëruar një kufizim të përkohshëm gjatë mëngjesit të së enjtes të shërbimit të transportit publik në të gjitha qytetet e vendit. Vendimi vjen për shkak të seancës parlamentare për votimin e buxhetit që do të mbahet të enjten. Paralajmëimi për pezullim të përkohshëm të transportit jen si shenjë kundërshtimi ndaj rritjes së propozuar të TVSH-së nga 20% në 21%, e cila, sipas shoqatave, rrezikon të sjellë shtrenjtimin e biletave dhe të rëndojë më tej qytetarët.