Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet pronari i Informer-it në Serbi, SNS i del në mbrojtje: Persekutim politik

    Rama nga Brukseli: BE-ja t’i ulë vendet kandidate në një tryezë të përbashkët, pa hequr dorë nga kriteret e meritës

    EMRAT/ Dy shqiptarët akuzohen për grabitjen e rezidencës së Princit William dhe Kate, u kapën në pyll pa këpucë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Arrestohet pronari i Informer-it në Serbi, SNS i del në mbrojtje: Persekutim politik
    Lajmet e fundit

    Arrestohet pronari i Informer-it në Serbi, SNS i del në mbrojtje: Persekutim politik

    November 25, 2026


    Prokuroria Themelore Publike në Beograd i ka caktuar masën e ndalimit pronarit të medias Informer, Dragan J. Vuçiçeviq.

    Nga kjo Prokurori i thanë Radios Evropa e Lirë se ai u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprat penale të shkaktimit të panikut dhe trazirave, si dhe pengimit të drejtësisë.

    Organi i ndjekjes tha se Vuçiçeviq do të merret në pyetje të enjten, më 26 nëntor, ku do të njoftohet edhe për kallëzimin penal të ngritur ndaj tij.

    Zëvendëskryeredaktori i Informer-it, Dejan Vukelliq, kërkoi që pronari dhe redaktori i këtij mediumi, Dragan Vuçiçeviq, të lirohet menjëherë dhe të mbrohet në liri.

    Në një deklaratë për mediat para stacionit policor në Vozhdovac, ku Vuçiçeviq po mbahet, Vukelliq tha se nuk ka arsye për të dyshuar se ai nuk do të paraqitet në gjykatë për t’u mbrojtur, “pavarësisht akuzave” që rëndojnë ndaj tij.

    Vukelliq vlerësoi po ashtu se Vuçiqeviq ndodhet në polici sepse “nuk po i lejohet e drejta për lirinë e shprehjes”.

    Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe djali i Vuçiçeviqit, Vukashin Vuçiçeviq tha se ajo për të cilën po akuzohet babai i tij është “persekutim i pastër politik”.

    Deputetët e grupit “Serbia Fiton” mbështesin Vuçiçeviq

    Kreu i grupit parlamentar opozitar të SNS-së dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë seancës parlamentare vlerësoi se Vuçiçeviq është arrestuar “vetëm për shkak të punës së tij si gazetar”.

    Deputetët e Listës Studentore, listë që fitoi zgjedhjet e tetorit, duartrokitën kur Vuçiç njoftoi se Vuçiçeviq ishte arrestuar.

    “Kjo më mjafton për të kuptuar se me çfarë idiotësh kemi të bëjmë”, tha Vuçiç.

    Ai tha po ashtu se deputetët e grupit “Serbia Fiton” shkuan te stacioni policor në Vozhdovac për të mbështetur pronarin e arrestuar të Informer-it.

    Pas përfundimit të fjalimit të tij në Kuvend, edhe Vuçiç u largua nga seanca.

    Kush është Dragan J. Vuçiçeviq?

    Dragan J. Vuçiçeviq është pronar dhe drejtues i televizionit privat kabllor Informer, i cili filloi transmetimin në maj të vitit 2023. Pas tij qëndron kompania Insajder Tim, themelues dhe aksionari kryesor i së cilës është Vuçiçeviq.

    Më 2025, kompania kishte 12.6 milionë euro të ardhura, ose një të katërtën më shumë se një vit më parë.

    Gjatë protestave antiqeveritare të udhëhequra nga studentët, para televizionit Informer dhe tabloidit me të njëjtin emër u mbajtën disa tubime, ndërsa në njërin prej tyre u nënshkrua edhe peticioni për ndalimin e punës Informer-it.

    Për përmbajtjen e programeve të këtij televizioni, prej vitesh janë dërguar ankesa në Trupin Rregullator për Media Elektronike (REM). Pas zgjedhjeve, më 27 tetor, u dorëzua edhe një iniciativë për nisjen e procedurës për revokimin e licencës së transmetimit të TV Informer.

    Iniciativën e kanë paraqitur 33 shoqata mediale, organizata të shoqërisë civile, profesorë dhe studiues të gazetarisë dhe shkencave sociale nga universitetet në Beograd, Novi Sad dhe Nish.

    Si arsye janë përmendur shkeljet shumëvjeçare të ligjeve për media dhe të etikës profesionale, fushata kundër personave që mendojnë ndryshe dhe propaganda në favor të pushtetit në largim.

    Në nismë është thënë se TV Informer “që nga themelimi është profilizuar si instrument propagandistik” i SNS-së së Vuçiqit, si dhe se “është i pari sa i përket shkeljes së rregullave të etikës, përhapjes së dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe fushatave kundër personave që mendojnë ndryshe”.

    Informer-it deri më tani nuk i është revokuar licenca, por REM-i që atëherë i ka shqiptuar disa masa ndëshkuese dhe sanksione.

    Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, në të cilat SNS-ja humbi pushtetin, këshilli i REM-it filloi shqyrtimin e procedurave ndaj disa televizioneve nën pretendimet që lidhen me shkeljen e ligjeve për mediat gjatë fushatës zgjedhore.

    Deri më tani, numri më i madh i ankesave është bërë për përmbajtjen programore të TV Informer-it, i afërt me SNS-në, parti që ishte në pushtet për 14 vjet./ REL

    serbi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet pronari i Informer-it në Serbi, SNS i del në mbrojtje: Persekutim politik

    November 25, 2026

    Rama nga Brukseli: BE-ja t’i ulë vendet kandidate në një tryezë të përbashkët, pa hequr dorë nga kriteret e meritës

    November 25, 2026

    EMRAT/ Dy shqiptarët akuzohen për grabitjen e rezidencës së Princit William dhe Kate, u kapën në pyll pa këpucë

    November 25, 2026

    Skandali 390 milionë euro trondit Serbinë, arrestohen dy persona të tjerë nga rrethi i pronarit të Bankës Alta

    November 25, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.