Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur Kashisht, ku janë përplasur një furgon tip “Mercedes” dhe një automjet policie.Automjeti i policisë dyshohet paraprakisht se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar që të kenë kërkuar transportimin drejt spitalit. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.