E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Berisha: Kjo rënie e euros është një taksë e tmerrshme mbi eksportin dhe prodhimin

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në tryezën e Departamentit të Ekonomisë, është ndalur edhe te rënia e euros.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se rënia e euros është një taksë e tmerrshme mbi eksportin dhe prodhimin.

Sipas tij, ky zhvlerësim i monedhës evropiane nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës.

“Së pari problemi më madhor numër një është origjina e këtij zhvlerësimi me distancë më i madh në planet sipas analizës së Eurostatit, i cili krahasoi 40 monedhat e rëndësishme të botës, raportin e tyre me euron dhe dollarin dhe gjeti se Shqipëria, leku shqiptar sot ka zhvlerësuar raportin me euron, ka një zhvlerësim të euros dhe dollarit 33 dhe 35%.

Reklamë

Asnjë monedhë tjetër në vendet prodhuese kryesore të drogës, Kolumbi e me radhë, në asnjë vend euro nuk ka këtë zhvlerësim.

Në Kolumbi është 8%, në Meksikë është 12%, në vendet e tjera luhatet midis këtyre shifrave. Sipas këtij studimi në Shqipëri arrin në 33 apo 35%.

Por ky zhvlerësim është goditja më e rëndë, më e rëndë që i jepet prodhimit në Shqipëri dhe eksporteve shqiptare. Është goditje shkatërrimtare”, tha Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.