Një grup qytetarësh po zhvillojnë këtë të mërkurë protestën e radhës në kryeqytet.

Pasi qëndruan para kryeminstrisë për pak kohë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Gjatë marshimit edhe si herët e kaluara protestuesit vijojnë me thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë shërbimet e policisë ndodhen në gatishmëri për shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.