Provat digjitale, gjurmimi i parave dhe goditja e rrjeteve kriminale ndërkombëtare ishin në fokus të mesazhit që ambasadori amerikan Eric Wendt përcolli për drejtuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një ditë pas takimit me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, dhe drejtuesin e BKH-së jon Keta, ambasadori bëri të ditur përmes një reagimi në Facebook se Shtetet e Bashkuara po mbështesin institucionet shqiptare të drejtësisë edhe përmes trajnimeve të specializuara, të administruara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, për përdorimin e provave digjitale në hetime.