Në deklarimin e tij para nisjes së Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti ka thënë se arrestimi i Radoiçiqit është i domosdoshëm në kuadër të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Nevojitet që Serbia ta arrestojë dhe ta dorëzojë terroristin kryesor, Milan Radoiçiqin, i cili, së bashku me 44 bashkëpunëtorët e tij paramilitarë, i zuri pritë dhe e vrau rreshterin Afrim Bunjaku në shtator të vitit 2023, gjatë mandatit të ish-presidentit të Serbisë, z. Vuçiq.”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se Radoiçiq vazhdon të lëvizë i lirë në Serbi, madje sipas tij, ka qenë më i afërt me ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, sesa vetë pjesëtarët e truprojës së tij.

“Shpresojmë që kjo të ndryshojë tani. Duhet ta mbrojmë shoqërinë nga kriminelët”, ka thënë Kurti.