
Më 27 nëntor 2026, Tirana mirëpret Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me temë “Reforma, Rritje, Integrim-Drejt Europës së bashku”.
Samiti, do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, Tiranë. Diskutimet priten të përqendrohen në përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes, prioritetet e reja strategjike dhe integrimin ekonomik të Rajonit në Bashkimin Europian. Samiti do të nisë në orën 10:00 me mbërritjen e Liderëve dhe do të përmbyllet me konferencën e përbashkët për shtyp të Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Marta Kos në orën 12:30.