Avokati Plarent Ndreca denoncon një tjetër pengesë për të takuar klientin e tij, Erion Veliaj, në paraburgimin e Fierit.
Përmes një reagimi në Facebook, Ndreca bëri të ditur se prej orës 16:50 po i mohohet hyrja në institucionin e vuajtjes së dënimit, duke e cilësuar këtë si një tjetër episod të përsëritur të pengimit të takimeve me kryebashkiakun e pezulluar të Tiranës.
Postimi i plotë:
Që nga ora 16:50. Një tjetër rrugë boshe. Vijon saga e moslejimit tim për të hyrë në burgun e Fierit për të takuar klientin tim, Erion Veliaj.
Neni 51 i ligjit nr. 81/2020 garanton të drejtën e takimit me avokatin në çdo kohë. Nenet 11 dhe 12 të ligjit për profesionin e avokatit garantojnë takimin me klientin në çdo fazë të procedimit penal, pa autorizim të posaçëm.
Por, me sa duket, burgu i Fierit nuk funksionon më si institucion shtetëror, por si burg privat.
Një hall të madh duhet të ketë drejtori i këtij burgu, që këmbëngul kokëfortësisht të shkelë sistematikisht ligjin dhe Kushtetutën, duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë personale për këto shkelje.
I bëj thirrje publike Avokatit të Popullit, prokurorëve të çështjes, si dhe Prokurorisë së Fierit, të ndërhyjnë menjëherë, secili në ushtrim të kompetencave të veta ligjore, për t’i dhënë fund kësaj situate skandaloze, që mendonim se e kishim lënë pas më shumë se 30 vjet më parë.

© SYRI.net
SYRI TV/ Pacienti vdiq pasi spitali Durrës e la në rrugë - Detaje tronditëse nga vdekja e Artan Andonit
Njëri nga të ndaluarit e pranon abuzimin me 13 vjeçaren, por thotë se nuk dinte që ishte e mitur
U plagos me plumb në sy gjatë protestës kundër Ramës, Vishkulli dy orë në prokurori: Më pyetën për ngjarjen