“Provat janë në serverat e SHBA-së”, gazetarja: Mesazhi i Wendt ishte për dosje konkrete të SPAK-ut
E ftuar përmes një lidhje live në emisionin “Tonight” me Mirela Milorin, gazetarja Denada Jushi komentoi mesazhin e ambasadorit amerikan, Wendt, gjatë takimit me prokurorët dhe hetuesit e SPAK-ut.
Jushi u shpreh se mesazhi i ambasadorit ishte i drejtpërdrejtë për prokurorët e pranishëm, të cilët, sipas saj, mund ta kenë lidhur menjëherë këtë deklaratë me dosjet që po hetojnë.
Ajo theksoi se SHBA-të po u japin institucioneve shqiptare mjetet dhe mundësinë për të siguruar prova, por përgjegjësia për të ditur se çfarë duhet kërkuar dhe për të vepruar në kohën e duhur u takon vetë prokurorëve.
“Për prokurorët që kanë qenë të pranishëm, secili prej tyre që ka një dosje e di se për çfarë e kishte fjalën konkretisht ambasadori amerikan. Ai u tha se, nëse deri më sot ne kemi qenë aty për t’ju ndihmuar për gjithçka tjetër, sot po ju japim mjetet. Duhet të kuptoni se ato duhen kërkuar në kohën e duhur dhe të mos krijoni më pas alibi se nuk i keni. Më i drejtpërdrejtë dhe më i qartë se kaq besoj se nuk mund të kishte qenë. Secili prej prokurorëve ka bërë llogaritë se çfarë kanë dosjet e tyre dhe për çfarë është folur nga ambasadori”, u shpreh Jushi.
Gazetarja veçoi edhe një tjetër mesazh të ambasadorit, që lidhet me ndikimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar përtej kufijve të Shqipërisë.
“Është e rëndësishme të thuash kohën kur duhet të veprosh. Ky është mesazhi i parë. Mesazhi i dytë është se ai thotë që krimi i organizuar po dëmton vendin tuaj dhe vendin tonë dhe janë zyrtarët e korruptuar ata që marrin paratë duke i nxjerrin dhe çuar në ekonominë evropiane”, përfundoi gazetarja Jushi.
Von der Leyen vlerëson Shqipërinë për integrimin në BE: Po ecën me ritëm mbresëlënës drejt anëtarësimit
Berisha: Kjo rënie e euros është një taksë e tmerrshme, eksportet kanë rënë me 28%
Raporti i UN Women, gratë kryejnë çdo ditë 5 orë punë të papaguar në shtëpi, burrat vetëm 50 min
- 20:16 Von der Leyen vlerëson Shqipërinë për integrimin në BE: Po ecën me ritëm mbresëlënës drejt anëtarësimit
- 20:10 Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe përfaqësuesit e Kuvendit
- 20:01 Kurti në Bruksel: Serbia ta arrestojë dhe dorëzojë terroristin Radojiçiç, Vuçiç e mbante më afër se truprojet e tij
- 19:56 Goditet rrjeti ndërkombëtar i kokainës i lidhur me ‘Ndranghetan”, 33 të arrestuar në Itali
- 19:47 Zelensky pret nga SHBA datën për takimin katërpalësh mbi Ukrainën, kërkon përfshirjen e Evropës
- 19:45 Trump: Zgjedhjet shkaktuan rënien e bursave, ju thashë që do të ndodhte kështu