Egnatia do të presë të enjten Lincoln Red për ndeshjen e raundit të katërt të Conference League.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i skuadrës nga Gjibraltari, Juanma Pavon, ka folur me besim për arritjen e një rezultati pozitiv ndaj skuadrës kampione të Shqipërisë.

‘Kundërshtarët tanë janë të rrezikshëm në sulm, me shumë shpejtësi dhe fleksibilitet… por ne besojmë te vetvetja dhe do të luajmë për të fituar’-deklaroi ndër të tjerat trajneri i Lincoln Red Imps.

Sfida mes Egnatias dhe Lincoln Red Imps, do të luhet në orën 18:45 të së enjtes në Arenën Kombëtare dhe do të transmetohet në platformën Digitalb. Pas 3 ndeshjeve të para Lincoln Red është në vendin e 22 të renditjes me 3 pikë, 1 më shumë se Egnatia.

Top Channel