Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga Samiti Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor i mbajtur në Bruksel.
Pesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë rreshtuar krah Antonio Costa-s, President i Këshillit Europian dhe Ursula Von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
Në fotot e ndara nga Kryeministria, Rama shihet teksa është përshëndetur me zyrtarët e lartë europianë, por edhe krah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.










