E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 49 minuta më parë
Bota

Aksident tragjik në Egjipt, 30 të vdekur dhe 15 të plagosur pas përmbysjes së autobotit me naftë

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor në Egjipt, pasi një autobot që transportonte produkte nafte u përmbys dhe u përfshi nga flakët.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në unazën kryesore të trafikut, në zonën Al-Warraq të Gizës, pranë një tuneli.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, zjarri shkaktoi viktima të shumta, ndërsa në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës. Mediat lokale raportojnë se zjarrfikësit arritën të vinin flakët nën kontroll.

Aksi ku ndodhi aksidenti është një nga rrugët kryesore që lidh Kajron me zonat përreth, përfshirë Gizën dhe Kalubian.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Egjipt dhe lidhen kryesisht me shpejtësinë e lartë, mosrespektimin e rregullave të qarkullimit dhe gjendjen e dobët të disa segmenteve rrugore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.