Të paktën 30 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një zjarr që përfshiu një kamion cisternë që transportonte produkte nafte në provincën e Gizës të Egjiptit. Zjarri shpërtheu mbi Tunelin 10 në lagjen Warraq të Imbabasë, pranë Unazës Rrugore të Kajros, tha ministria.

Sipas mediave tankeri privat doli nga rruga dhe u rrëzua përpara se të shpërthente.

Një video e publikuar nga agjencia e lajmeve Al Arabiya Egypt shihet zjarri që përfshiu automjete në rrugën pranë Kajros, me re të dendura tymi të zi që ngriheshin mbi zonë.