Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, ka përcjellë një mesazh të qartë për klimën e biznesit dhe investimet amerikane në Shqipëri, duke vënë theksin te garantimi i konkurrencës së barabartë, forcimi i bashkëpunimit mes kompanive amerikane dhe shqiptare dhe investimi te brezi i ri.
Wendt iu bashkua Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (AmCham) në një takim në Tiranë, ku u diskutuan hapat për zgjerimin e mundësive ekonomike dhe rritjen e bizneseve amerikane në vend.
“Rritja e bizneseve amerikane dhe krijimi i mundësive në Shqipëri ecin bashkë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada Amerikane në Instagram.
Wendt vuri në fokus krijimin e kushteve të barabarta të konkurrencës, ndërtimin e lidhjeve mes bizneseve të dy vendeve dhe investimin te gjenerata e re, si elementë të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Postimi i plotë:
"Rritja e bizneseve amerikane dhe krijimi i mundësive në Shqipëri ecin bashkë.”
Ambasadori Wendt iu bashkua @amchamalbania in Albania në Tiranë për të përcaktuar qartë hapat e mëtejshëm: të krijohen kushte të barabarta konkurrence, të vendosen lidhje mes kompanive amerikane dhe atyre shqiptare dhe të investohet te gjenerata e re e Shqipërisë.

© SYRI.net
Berisha: Zero tolerancë ndaj karteleve të drogës. 35% zhvlerësim i euros është taksë e fshehtë mbi eksportet dhe prodhimin
179 ditë protestë/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, thirrje për mobilizim masiv më 28 nëntor
‘Narkoshteti, rrezik i madh për rajonin edhe BE-në/ Berisha: I bëj thirrje KE-së të analizojë gjendjen në Shqipëri