Vincenzo Montella thotë se nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht mundësinë që Milani të siguronte shërbimet e Cristiano Ronaldos, pasi një marrëveshje e tillë i dukej e parealizueshme.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i klubit italian kujtoi kohën e tij në “San Siro” dhe periudhën e merkatos së verës, kur emri i yllit portugez u lidh me kuqezinjtë.
Të lidhura
None found
Montella foli edhe për kufizimet financiare të Milanit në atë kohë, duke përmendur afrimin e sulmuesit Nikola Kalinic.
“Ne transferuam Kalinicin. Me 15 milionë euro ishte e vështirë të bënim më shumë. Cristiano Ronaldo? Nuk e kam besuar kurrë. Për mua dukej si diçka nga një lojë Fantasy Football”, u shpreh ai.
Ish-tekniku i Milanit sqaroi kështu se zërat për një transferim të Ronaldos te skuadra italiane nuk i kishte konsideruar kurrë si një mundësi reale.
Ndërkohë, Ronaldo synon të bëhet futbollisti i parë në histori që shënon 1 mijë gola gjatë karrierës së tij.






