Një aksident me vdekje është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal, ku ka humbur jetën 67-vjeçari Zenun Zeka.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanalin anësor, duke humbur jetën.
Trupi i viktimës, banues në fshatin Samaticë, është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.













