Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.

Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me të cilin po udhëtonte, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka humbur jetën. Trupi i tij është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat.

Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e mjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Top Channel