VIDEO/ Shkëmbi: Mbi 10 miliardë euro flluskë në tregun e pasurive të paluajtshme, mijëra apartamente... pa blerës

20:58, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po përballet me një fenomen spekulimi dhe mbifinancimi, që mund të sjellë pasoja për të gjithë ekonominë.

I ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV, me moderatoren Klaudja Karabolli, agjenti imobiliar Armand Shkëmbi deklaroi se flluska e ndërtimit në vend mund të ketë kaluar vlerën e 10 miliardë eurove.

Sipas tij, mijëra apartamente janë ndërtuar jo në përgjigje të kërkesës reale për banesa, por si rezultat i financimit pa kriter nga qytetarë dhe biznese që kanë investuar me pritshmërinë se çmimet do të vazhdonin të rriteshin.

Shkëmbi paralajmëroi se, kur pronarët të vendosin t'i nxjerrin këto prona në shitje, mund të përballen me mungesë likuiditeti dhe me mungesën e blerësve që mund të përballojnë çmimet aktuale.

‘Agjentë të rinj pa përvojë që duan me bë scoop, mu kupton, me u duk pak aty po më vjen keq se në fund nuk konkludojnë. Pra, agjentë të rinj, mirë është siç u them unë te zyra ime: përqendrohuni te pronat buxhetore, përqendrohuni te klientët që kanë nevojë për shërbimin tonë. Po vajte atje lart, e para nuk e menaxhon dot situatën mes milionerëve, e dyta ata njihen me njëri-tjetrin, të nxjerrin nga loja.

Fillojnë e njihen me njëri-tjetrin dhe ne dalim nga loja. Por nuk është tregu shqiptar treg pronash lukoze, përveç ca zona bregdetare...

Janë ndërtuar, por do me thënë këto janë ndërtuar me fenomenin e financimit pa masë. Që do të thotë, në Shqipëri ne kemi pasur kaq shumë ndërtim dhe çmimet kaq të larta se ka qenë financimi pa kriter. Kanë ardhur shqiptarët e thjeshtë nga të gjithë cepat e Shqipërisë e të gjithë cepat e botës, biznese të vogla, të mesme, kanë dëgjuar që ti po t'i blesh ndërtimet sipas këtyre u rriten çmimet. Dhe kanë financuar. Këta kanë qenë financuesit realë të flluskës së ndërtimit.

Po, shqiptari i thjeshtë bis e ka blerë. Shqiptari i thjeshtë është financues po pa përqindje. Se banka të merr përqindje, banka do edhe garanci. Shqiptari i thjeshtë nuk do as përqindje dhe as garanci. Vetëm vjen e ble aty se ka dëgjuar që këtyre u rritet çmimi. Dhe kjo ka sjellë këtë fryrje. Nuk është nga kërkesa që ne po bëjmë nga pesë fëmijë për shembull dhe tashmë na duhen shumë banesa siç ka ndodhur në kohë të komunizmit. Kjo nuk është nga rritja e popullsisë, nuk është nga rritja normale e ekonomisë që rritet 3.5 apo 4%. Në vendet evropiane çmimet e pronave rriten 5-6% në vit, nuk rriten 25% si ka ndodhur një apo dy vite para. Është fenomen spekulimi dhe mbifinancimi të një industrie që prodhon si qëllim në vete, nuk e ka për konsumatorin, se konsumator nuk ka. Pra kaq shqiptarë jemi ne, nuk jemi shtuar. Në fakt jemi zvogëluar. Dhe ajo që po vjen rreth e qark tani që debatojmë vazhdimisht edhe me Ervinin në emisionin tënd është kjo flluskë apo jo? Mua më rezulton një flluskë aq e madhe sa do na dëmtojë të gjithëve. Mua më rezulton mbi 10 miliardë euro flluskë. Mbi 10 miliardë euro shqiptarësh të futura në një produkt që nuk i shërben njeriut. Dhjetëra mijëra prona që nuk kanë për t'u përdorur.

Dhe herët a vonë do ndërgjegjësohen do thonë ‘po unë këtë produktin nuk e dua’. Kur të dalin në treg t'i shesin nuk ka likuiditet nga ana tjetër, nuk ka 10 miliardë euro kesh nga ana tjetër t'i blejë këto.

Po hajde bëjmë aritmetikë. Me aritmetikë pa e komplikuar fare. Ke dhjetëra mijëra apartamente në Tiranë, në gjithë Shqipërinë, bëhen 100 mijë apartamente, nga 100 mijë euro mesatarisht secili, bëjnë 10 miliardë euro që nuk do përdoren.’, tha Armand Shkëmbi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco