Egnatia pret Lincoln Red, trajneri Pavon: Besojmë te vetja dhe do luajmë për të fituar
Egnatia ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës së Conference League ndaj Lincoln Red Imps. Skuadra kampione e vendit do të kërkojë të marrë fitoren e parë në këtë kompeticion përballë skuadrës nga Gjibraltari të cilën trajneri Nevil Dede e vlerëson shumë
‘Përsa i përket kundërshtarit, në letër ne mund të jemi më favoritë, por unë mendoj se jemi vetëm në letër. Ata kanë eksperiencë më shumë se ne në historikun e tyre si klub dhe si skuadër, kanë marrë pjesë edhe vjet në grupet e këtij kompeticioni. Kanë marrë fitore edhe vjet, në ndeshjen e fundit ata kanë fituar edhe përballë Hajdukut të Splitit-tha Dede
Për trajnerin e skuadrës rrogozhinase, ajo që duhet të bëjë skuadra e tij të shijojë këtë ndeshje sigurisht pa e fshehur ambicien e Egnatias që është marrja e 3 pikëve.
‘Ne duhet mbi të gjitha ta shijojmë këtë dhe të kuptojmë që me meritë ne jemi këtu. Jam i bindur se nesër djemtë do të paraqiten mirë dhe patjetër që ne presim rezultatin e dëshiruar, ne duam fitoren, por nuk duhet të harrojmë që kemi përballë një skuadër shumë më ekspertë, shumë të pjekur, me shumë eksperiencë. Ndoshta ne kemi kualitetin dhe shumë elementë të tjerë në avantazhin tonë, por në fund duhet që t’i respektojmë ata përsa i takon dhe mbi të gjitha të respektojmë veten tonë me paraqitjen dhe mundin që djemtë do të japin nesër në fushë-tha trajneri i Egnatias
Top Channel