E mërkurë, 25 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari
Lajme

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.

Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, banor i fshatit Samaticë. Sipas të dhënave paraprake, ai ka qenë duke drejtuar automjetin kur, për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar plotësisht, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në një kanal anësor. Përplasja ka rezultuar fatale për 67-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas ngjarjes, trupi i pajetë është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e rrethanave të plota.

Dyshimet paraprake lidhen me shpejtësinë e automjetit dhe mungesën e ndriçimit në segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti. Megjithatë, shkaku i saktë mbetet për t’u përcaktuar nga hetimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.