Mesazhi i ambasadorit amerikan për SPAK-un, gazetari Dedaj: SHBA-të kanë ardhur për interesat e tyre, jo për Shqipërinë
Gazetari Reldar Dedaj ka komentuar në emisionin “Now” mesazhin e ambasadorit amerikan, Wendt, gjatë takimit me prokurorët dhe hetuesit e SPAK-ut, ku ky i fundit theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është nën të.
Duke u ndalur te thirrja e ambasadorit për zbatimin e barabartë të ligjit dhe luftën kundër trafikut të drogës, Dedaj deklaroi se Shtetet e Bashkuara veprojnë në radhë të parë në mbrojtje të interesave të tyre kombëtare.
“SPAK në të gjitha dosjet politike që ka bërë në thelb e ka ndjekur procedurën kudo. Por dhe mesazhi ishte i drejtuar aty ku është problemi amerikan. Amerikanët nuk kanë interesin tonë dhe këtë duhet ta theksojmë. Ajo fabula e madhe që amerikanët do na sjellin demokracinë jo, kanë ardhur se janë të shqetësuar për interesin e tyre dhe këtë duhet ta themi. Kjo nuk është se sulmojmë amerikanët, unë përkundrazi i admiroj shumë për të vërtetën, për të vërtetën që thonë dhe e thonë haptas dhe kjo është një politikë shumë korrekte”, tha Dedaj.
Sipas gazetarit, shqetësimi amerikan lidhet veçanërisht me trafikun e drogës dhe ndikimin e tij në komunitetet amerikane.
“Ja pra që amerikanët edhe po pa diskutim dhe për interesat e tyre të kërcasin dhëmbët këto dhe kanë ardhur se iu kërcasin dhëmbët për interesat e tyre, jo për korrupsionin që ka Shqipëria dhe për këtu mos ngri aludime, fabula të tjera. Kjo i rrin bukur Ramës dhe Rama do ta përdori tashmë mjaft mirë që i thotë së paku ke dhe mbrojtjen amerikane”, përfundoi Reldar Dedaj.
“Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”, Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence
Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal
Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 mln euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe RMV
- 22:02 “Blini apartamente dhe futini lekët në mure”, shokon gazetari: E lexova në dosje
- 21:40 “Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”, Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence
- 21:32 Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal
- 21:28 “Provat ndodhen në SHBA”, Artan Hoxha zbulon rrjetet e komunikimit të krimit të organizuar
- 21:10 Kaos në trafikun e Los Angelesit, autostrada bllokohet nga fluksi i udhëtarëve për Ditën e Falënderimeve (VIDEO)
- 20:59 “Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit