“Blini apartamente dhe futini lekët në mure”, shokon gazetari: E lexova në dosje

25 Nëntor 2026 | 22:02

Gazetari Eldar Deda komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën e ambasadorit amerikan pas takimit me kreun e SPAK dhe të BKH-së, të cilëve u kërkonte që të ndiqnin paratë dhe provat.

Sipas tij, SPAK ka ceduar në goditjen e krimit të organizuar dhe kjo shpjegohet në një farë mase me lidhjen e fortë që ky i fundit ka me politikën në vendin tonë. Deda solli detaje nga një dosje e krimit të organizuar, ku anëtarët këshillojnë njëri-tjetrin të blejnë apartamente dhe të fusin paratë nëpër mure.

‘SPAK ka ceduar në goditjen e krimit të organizuar, ka ceduar totalisht. Të gjitha goditjet që janë bërë ose kanë ardhur të gatshme dosjet.

Madje kanë ardhur prokurorët belgë në SPAK, duke u thënë: Ky grup kriminal duhet goditur, se janë këto prova. SPAK nuk ka marrë iniciativën dhe këtu ju jepet një farë të drejte se është shumë e vështirë për ta bërë, sepse krimin dhe politikën i ke bashkë këtu në Shqipëri.
Nuk janë vetëm këto rrënjët e ullinjve që dolën, dhe ato janë përgjuar nga belgët. I ke edhe pa përgjuar nga belgët, që e kam parë dosjen, e kam në shtëpi, ku i thoshte një grup kriminal një grupi tjetër: Blini apartamente dhe futini paratë në mure’, tregoi Deda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mesazhi i ambasadorit amerikan për SPAK-un, gazetari Dedaj: SHBA-të kanë ardhur për interesat e tyre, jo për Shqipërinë

Gazetari Reldar Dedaj ka komentuar në emisionin “Now” mesazhin e ambasadorit amerikan, Wendt, gjatë takimit me prokurorët dhe hetuesit e SPAK-ut, ku ky i fundit...
22:03 | 25/11/2026

“Provat ndodhen në SHBA”, Artan Hoxha zbulon rrjetet e komunikimit të krimit të organizuar

Gazetari Artan Hoxha komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratat e ambasadorit amerikan pas takimit me kreun e SPAK dhe atë të BKH, duke...
21:28 | 25/11/2026

“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mesazhin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Wendt, gjatë një takimi me prokurorë të SPAK, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit...
20:59 | 25/11/2026