30-vjeçari u vetëprezantua si polic, goditi me sende të forta 35-vjeçarin dhe përfundoi i plagosur me thikë

30-vjeçari u vetëprezantua si polic, goditi me sende të forta 35-vjeçarin dhe përfundoi i plagosur me thikë

21:40, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e plagosjes me mjet të mprehtë të 30-vjeçarit Anxhelo Brisku. Në lidhje me ngjarjen, është shoqëruar në komisariat 35-vjeçari me iniciale I.M., i dyshuar si autor i plagosjes.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku Brisku dyshohet se është paraqitur si punonjës policie dhe ka goditur 35-vjeçarin me sende të forta. Ky i fundit më pas e ka goditur atë me një mjet të mprehtë.

Ndërkohë, 30-vjeçari Anxhelo Brisku është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka dhënë deklarim të rremë për ngjarjen dhe vendin ku ajo ka ndodhur. Ai kishte pretenduar se ishte sulmuar nga disa persona teksa po ecte në rrugë, në fshatin Neviçisht.

Gjithashtu, në kërkim është shpallur edhe një 30-vjeçar tjetër, i cili dyshohet për veprën penale të moskallëzimit të krimit, pasi ka qenë dëshmitar i ngjarjes.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco