Kryeministri i Kosovës ka ripërsëritur nga Brukseli, që Serbia të dorëzojë kreun e sulmit terrorist të Banjskës, Milan Radojiçiç. Në nisje të Samitit BE-Ballkan Perëndimor, kreu i Qeverisë ka thënë se kjo duhet të bëhet në kuadër të sundimit të ligjit, luftës së kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. “Serbia duhet ta arrestojë dhe dorëzojë Milan Radojiçiqin’, ka deklaruar Kurti. Kryeministri ka thënë më tej edhe para mediave ndërkombëtare se Radojiçiç ka lëvizur lirshëm në Serbi viteve të fundit dhe ka qenë më i afërt se truprojet me Aleksnader Vuçiçin.