Zbardhet plagosja me thikë e 30-vjeçarit në Korçë, u paraqit si polic dhe nisi sherrin në lokal

25 Nëntor 2026 | 21:49

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku, ngjarje e ndodhur më 22 nëntor. Policia ka arrestuar një 35-vjeçar me inicialet I.M., i dyshuar si autor i plagosjes, ndërsa mësohet se konflikti ka ndodhur në një lokal në fshatin Zvezdë të Maliqit.

Sipas hetimeve, Brisku është paraqitur në lokal duke u prezantuar si punonjës policie dhe më pas ka goditur i pari me sende të forta 35-vjeçarin. Ky i fundit dyshohet se është kundërpërgjigjur duke e goditur me thikë në sup dhe në kurriz.

Në kërkim është shpallur edhe një 30-vjeçar tjetër, i dyshuar për moskallëzim krimi, pasi ka qenë dëshmitar i konfliktit.

Ndërkohë, edhe Brisku është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka dhënë deklarim të rremë për ngjarjen. 30-vjeçari ishte paraqitur në spital rreth orës 18:30, me dëmtime të shkaktuara nga një mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën dhe ka pretenduar fillimisht se ishte sulmuar nga persona të panjohur në rrugë, në fshatin Neviçisht.

Policia e Korçës njoftoi fillimisht se 30-vjeçari ishte paraqitur në spital rreth orës 18:30, me dëmtime të shkaktuara nga një mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mesazhi i ambasadorit amerikan për SPAK-un, gazetari Dedaj: SHBA-të kanë ardhur për interesat e tyre, jo për Shqipërinë

Gazetari Reldar Dedaj ka komentuar në emisionin “Now” mesazhin e ambasadorit amerikan, Wendt, gjatë takimit me prokurorët dhe hetuesit e SPAK-ut, ku ky i fundit...
22:03 | 25/11/2026

“Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”, Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence

Ambasadori amerikan Eric Wendt ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, ku në fokus kanë qenë hapat e mëtejshëm...
21:40 | 25/11/2026

Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal. Viktima është identifikuar si...
21:32 | 25/11/2026