• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

by Bota Bota
November 25, 2026
in Aktualitet
“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mesazhin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Wendt, gjatë një takimi me prokurorë të SPAK, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjyqtarë të GJKKO-së.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Hoxha tha se thirrja e ambasadorit për sigurimin e menjëhershëm të provave, përpara se ato të humbasin për shkak të mbingarkesës së databazave, ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për institucionet shqiptare të drejtësisë.

Sipas Hoxhës, SHBA-të po kërkojnë që Shqipëria të përshtatë metodat e hetimit me mënyrat e reja të veprimit të krimit të organizuar, duke shfrytëzuar edhe kapacitetet teknologjike dhe informacionin që ofron bashkëpunimi me Uashingtonin.

Gazetari ngriti shqetësimin se organizatat kriminale shqiptare kanë krijuar një fuqi të konsiderueshme financiare dhe shtrirje ndërkombëtare, duke deklaruar se një vetëm njëra prej tyre mund të ketë pasuri në vlerën e 6 miliardë eurove, më shumë se gjysma e buxhetit të shtetit shqiptar. Ai e krahasoi këtë situatë me fuqinë e karteleve të mëdha të drogës në Amerikën Latine.

“Ambasadori ka bërë detyrën si diplomat i vendit më të fuqishëm të botës. Neve na u tha se ishte një takim, por në fakt qenka një trajnim dhe aty janë edhe gjyqtarët. Pavarësisht se ne pamë vetëm kreun e SPAK-ut dhe të BKH-së, ky trajnim është financuar nga SHBA-të. Kështu që ambasadori ka përcjellë një mesazh për gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit e BKH-së që marrin pjesë në këtë aktivitet. E ka vënë theksin sidomos te metodat e reja që përdor krimi i organizuar. Sot, praktikisht, gjysma e SPAK-ut mbahet ende me EncroChat-in dhe Sky ECC-në. EncroChat-i i përket viteve 2018-2019, ndërsa Sky ECC periudhës korrik 2019-mars 2021. Ata kriminelë që kanë qenë në atë kohë nuk janë fare tani. Një pjesë e tyre janë ende në lojë, por tani i kanë futur paratë poshtë tokës. Ndërkohë, ambasadori po flet për teknologjinë digjitale. E kupton se në çfarë niveli ka shkuar situata? Ajo që thotë ambasadori është se Shqipëria duhet të vihet në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara. Duhet të shfrytëzojë statusin si vend mik me SHBA-të dhe burimet që ato kanë në dispozicion. Ambasadori po flet për kompanitë dhe qytetarët amerikanë. Pra, nëse doni që këtu të vijnë kompani amerikane dhe investitorë seriozë amerikanë, duhet të plotësoni këto parametra. Nëse herën e fundit folëm për një organizatë me 6 miliardë euro, pra sa është buxheti i Shqipërisë, vetëm një organizatë e arrin këtë shifër. Dhe kjo situatë, nëse ne shkojmë në këtë stad, jemi në stadin ku Amado Carrillo Fuentes i thoshte Meksikës: ‘Pengo ekstradimin dhe unë të paguaj borxhin e jashtëm’. Je në stadin e kartelit të Medelinit, që i thoshte presidentit kolumbian: ‘Unë të jap 20 miliardë dollarë për të paguar borxhin e jashtëm, por pengo ligjin për ekstradimin’. Nëse shkojmë në këto parametra, mund të themi se jemi në këto nivele, ku shumica dhe pjesa dërrmuese e hetimeve të SPAK-ut për krimin e organizuar janë materiale të ardhura nga jashtë”, tha Hoxha.

Tags: Artan Hoxhakrimpasuri
Previous Post

Kosovë/ Aktivistët kërkojnë që vrasja e grave për shkak të gjinisë të trajtohet si urgjencë kombëtare

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

November 25, 2026
Kosovë/ Aktivistët kërkojnë që vrasja e grave për shkak të gjinisë të trajtohet si urgjencë kombëtare

Kosovë/ Aktivistët kërkojnë që vrasja e grave për shkak të gjinisë të trajtohet si urgjencë kombëtare

November 25, 2026
Ish-gruaja denoncon tmerrin nga daja i Zegjine Çaushit: E denoncova, por Policia më tha fale

Ish-gruaja denoncon tmerrin nga daja i Zegjine Çaushit: E denoncova, por Policia më tha fale

November 25, 2026
179 ditë në rrugë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor

179 ditë në rrugë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor

November 25, 2026
Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë

Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë

November 25, 2026
Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri

November 25, 2026
13 viktima dhe 113 raste të reja me HIV gjatë 2026, çfarë tregojnë shifrat

13 viktima dhe 113 raste të reja me HIV gjatë 2026, çfarë tregojnë shifrat

November 25, 2026
Nesër reshje intensive, rrezik për përmbytje, IGJEO: Ja qarqet më të rrezikuara

Nesër reshje intensive, rrezik për përmbytje, IGJEO: Ja qarqet më të rrezikuara

November 25, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt/ Caktohet një muaj paraburgim ndaj vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve të përfshirë

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Caktohet një muaj paraburgim ndaj vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve të përfshirë

November 25, 2026
Transporti publik nesër në protestë, ja kur do të nisin qarkullimin autobusët

Transporti publik nesër në protestë, ja kur do të nisin qarkullimin autobusët

November 25, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL