Mes pyetjeve të gazetarëve për kryeministrin Edi Rama në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel ishte edhe një për ambiciet tregtare të presidentit amerikan Donald Trump. Rama zgjodhi të fliste për synimin e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e tregut të vetëm europian. “Nuk di shumë për këtë çështje. Unë di për tregun e vetëm këtu në Europë dhe kjo është ajo që ne synojmë”, u përgjigj kryeministri.


Lajmi kryesor:

Samiti/ BE 338 mln € të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Von der Leyen: Tirana drejt integrimit me ritëm mbresëlënës! Rama: Zgjerimi do guxim