Vedat Muriqi është protagonist në përballjen mes Fenerbahçes dhe Shakhtar Donetsk, duke gjetur rrugën e rrjetës dhe duke kaluar skuadrën turke në avantazh.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës e nisi ndeshjen si titullar dhe ishte pranë golit që në pjesën e parë, por realizimi i tij u anulua për shkak të një prekjeje të topit me dorë.
Megjithatë, “Pirati” nuk u dorëzua dhe arriti të festonte në pjesën e dytë.
Në minutën e 56-të, Muriqi u gjend në vendin e duhur pas një goditjeje të Mason Greenwood, duke përfituar nga topi i kthyer dhe duke e dërguar atë në rrjetë.
Një gol shumë i rëndësishëm për sulmuesin prizrenas, i cili po tregon edhe një herë instinktin e tij para portës.
Falë realizimit të Muriqit, Fenerbahçe kaloi në avantazh ndaj gjigantit ukrainas, në një përballje me shumë rëndësi europiane.
“Pirati” vazhdon të bëjë krenarë tifozët shqiptarë me paraqitjet e tij në arenën ndërkombëtare!
⚽ GOL! Fenerbahçe
Shakhtar Donetsk 0-1 Fenerbahçe
⚽ Vedat Muriqi 56'
Donmayan Yayın Sitemiz - https://t.co/cZyTc7h3TQ
#ilk11TV #Gol #SDvFB #UCL https://t.co/aa5uRQJ9jX
— İlk11TV (@ilk11tvmacyayin) November 25, 2026
© SYRI.net
Champions League/ Spektakël në pjesët e para, Liverpooli dhe Bayerni në avantazh, PSG-Roma në barazim
Nevil Dede karikon Egnatian para sfidës me Lincoln: Duam fitoren, por kundërshtari ka shumë eksperiencë!
VIDEO/ Barcelona pa Yamal, si shëtitje në transfertën me Sabah në Champions LeagueBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: