Nata e gjigantëve të rrëzuar në Champions, Bayern pëson goditjen e madhe, PSG dhe United nuk shkojnë më shumë se barazimi
Interi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Stuttgartit në fazën e ligës së Champions League, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në San Siro. Zikaltërit e Chivu zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë, me Petar Suçiçin dhe Lautaro Martinezin që dërguan topin në rrjetë.
Pjesa e parë u karakterizua nga një Inter më kërkues, por që nuk arriti të gjente rrugën e golit. Rasti i parë i rrezikshëm për zikaltërit erdhi në minutën e 16-të, kur Spence doli përballë portierit Seimen, por goditja e tij u ndal nga ky i fundit. Më pas, në minutën e 29-të, Mkhitaryan shpërdoroi një tjetër mundësi të mirë pas një aksioni të nisur nga Thuram.
Fundi i pjesës së parë ishte spektakolar për Interin. Fillimisht, në minutën e 42-të, Thuram iu afrua golit, ndërsa vetëm një minutë më vonë ishte Barella që provoi me një goditje të bukur, por sërish pa shënjestrën e duhur. Kështu, skuadrat u drejtuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.
Edhe në pjesën e dytë, Interi vijoi të kërkonte avantazhin. Në minutën e 54-t, arbitri akordoi një penallti për zikaltërit pas një prekjeje me dorë të Vagnoman në zonë, vendim që u konfirmua pas konsultimit me VAR-in.
Nga pika e bardhë u paraqit Petar Suçiç, i cili në minutën e 57-të nuk gaboi, duke mposhtur Seimen dhe duke kaluar Interin në avantazh. Ky ishte goli i tij i dytë radhazi nga pika e penalltisë, pas atij të shënuar ndaj Atalantës.
Stuttgarti tentoi të reagojë dhe pati disa momente të mira, por Carlos Augusto shpëtoi Interin në minutën e 66-të, duke larguar një top të rrezikshëm përpara se Demiroviç të godiste me kokë.
Në minutën e 74-t, Interi vulosi fitoren. Dimarco shërbeu një pasim të shkëlqyer për Lautaro Martinezin, i cili kontrolloi topin në lëvizje dhe me një goditje të fuqishme me të djathtën dyfishoi shifrat në 2-0. Në minutën e 78-të, Akanji u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Undav pranë zonës së rreptësisë.
Me këtë fitore, Interi merr tri pikë të rëndësishme në fazën e ligës së Champions League, duke konfirmuar objektivat e tij në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
REZULTATI LIVE
Inter-Stuttgart 2-0
Suçiç 56′ (11-m), Lautaro 74′
MINUTË PAS MINUTE
90+4′ Inter merr tri pikët në një ndeshje mjaft të komplikuar, nis ngjitjen në renditje.
74’ Gooool Inter!! Lautaro arrin të tundë rrjetën me një gjuajtje gjakftohtë, pak çaste pasi hyri në fushë nga stoli. Interi hipotekon triumfin.
70’ Leweling tenton nga jashtë zonës, topi kalon ngjitur me traversën e zikaltërve.
56’ Gooool Inter!! Suçiç e merr përsipër penballtinë dhe arrin të tundë rrjetën për të gjetur më në fund avantazhin.
54’ Di Marco kroson drejt zonës, Vagnoman e prek me dorë. Gjyqtari nuk e sheh në momentin e parë, por më pas thërret në ndihmë VAR dhe konfirmon 11-metërshin.

46′ Nis fraksioni i dytë, dy skuadrat kërkojnë “të vrasin” frikën.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë në “San Siro”.
43’ Tjetër shans i artë për Interin, Barella gjuan mes lojtarëve kundërshtarë, topi kalon ngjitur me shtyllën.
42’ Tjetër shans i madh për Interin, Thuram gabon shënjestrën përballë portierit.
36’ Inter vijon të sulmojë, por ende pa rrezikshmërinë e nevojshme për të vënë në vështirësi gjermanët. Bisseck tenton me një gjuajte në hyrje të zonës, pret portieri pa probleme.
25’ Interi nis të avancojë më shumë dhe të marrë frerët e lojës, Esposito ka një shans në zonë, por nuk ja del të godasë fort dhe saktë.
16’ Interi përgjigjet me Spence, i cili falë shpejtësisë së tij arrin të dalë përballë portierit, por gabon në momentin kritik.
15’ Stuttgart jep sinjalin e dytë në portën zikaltër, portieri Martinez arrin të presë një gjuajtje diagonale brenda zonës.
14’ Ndeshje e luftuar me shumë duele në çdo cep të fushës, por pa klasin për të mbërritur në portat kundërshtare.

6’ Suttgart i afrohet golit me Demiroviç, i cili nuk arrin të devijojë në rrjetë një kros të ardhur nga e majta.
1′ Nis ndeshja në San Siro.

Top Channel