Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se një prej grupeve kriminale në vend ka kontaktuar pak ditë më parë një deputete të Partisë Socialiste, duke i kërkuar të dalë kundër kryeministrit Edi Rama.
E ftuar në News24, Lala nuk dha detaje të tjera mbi identitetin e deputetes apo grupin kriminal, por theksoi se bëhet fjalë për një grup me influencë të konsiderueshme.
E pyetur nëse deputetja në fjalë do jetë rasti për t’i dalë kundër kreut të qeverisë, ajo tha që ligjvënësja nuk mundet ta ndërmarrë një hap të tillë, pasi do ketë pasoja.
“Një nga grupet kriminale në vend, para pak ditësh, thërret një deputete të PS-së dhe i kërkon t’i dalë kundër Edi Ramës. Kjo ka ndodhur ditët e fundit. Do ta provojë koha këtë. Nuk mund të dalë kundër, sepse ka shumë pasoja po dole kundër.
Fakti që vjen në një formë të caktuar në Kuvend dhe paratë e drogës, je mes dy zjarresh. Ka shumë pasoja nëse del kundër. Nuk jap dot detaje më shumë. Bëhet fjalë për një nga grupet kriminale më të fuqishme dhe me influencë”, deklaroi Klodiana Lala.














