Liverpooli triumfon bindshëm ndaj Club Brugge

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Club Brugge, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.
“Reds” arkëtuan pikët e plota pas një paraqitje bindëse me rezultat 0-3.
Alexander Isak përfitoi nga asistimi i Dominik Szoboszlai pas një gabimi në mbrojtje për të kaluar Liverpoolin në epërsi (13’).
Pas kësaj, Brugge kishte disa mundësi shënimi por që assesi s’ia dolën t’i finalizojnë.

Në pjesën e dytë, Liverpooli ishte edhe më i mirë me Florian Wirtz që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Ngumoha (79’).
Kurse, fitoren e vulosi Isak pas një asistimi të portierit Alisson Becker, duke finalizuar për mrekulli topin e gjatë të dhënë nga braziliani (82’).
Liverpooli me këtë fitore shkon në kuotën e 12 pikëve ndërsa Brugge zë pozitën e 13-të me nëntë sosh./Telegrafi/







































