Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Valdet Hazirit dhe Akil Varfit në shtëpinë e Big Brother, pas një komenti të këtij të fundit, të cilin e konsideroi fyes ndaj familjes së tij.

I revoltuar nga shprehja ‘çift leshi”, Valdeti ka reaguar ashpër ndaj Akilit, duke ngritur zërin dhe duke i kërkuar të mos bëjë shaka me familjen e tij.


Situata është tensionuar edhe më shumë kur Valdeti ka nisur të bërtasë, ndërsa bashkëshortja e tij, Valdrina, është përpjekur ta qetësojë dhe ta ndalojë.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, ai i ka kërkuar të mos e prekë.

“Ti nuk ke edukatë familjare, që e prek një familje. Të kanë dhënë familja edukatë, vjen i thua dy prindërve që janë familje çift leshi? Mbylle gojën, bën shaka me të tjerët, me mua harro”, i është drejtuar Valdeti, Akil Varfit.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai ka vazhduar me kritikat ndaj banorit, duke i thënë: “Marre si të shohin ty, familja jote”.

Përplasja ka krijuar tension në shtëpi, teksa mbetet të shihet nëse raporti mes dy banorëve do të përkeqësohet edhe më tej. /Telegrafi/