Përballja mes PSG-së dhe Romës ka dhuruar gola dhe spektakël në “Parc des Princes”. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Mario Hermoso, i cili shënoi në minutën e 5-të, pas asistit të Matias Soule. Ilya Zabarnyi barazoi shifrat për vendasit në minutën e 32-të, duke shënuar me kokë pas krosimit të Senny Mayulu nga goditja e këndit.
Pjesa e parë u mbyll 1-1. Në pjesën e dytë, Ousmane Dembele shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 62-të. Donyell Malen, barazoi shifrat në minutën e 78-të, po nga penalltia.
Ndeshje emocionuese edhe në Lisbon, aty ku Sporting dhe Man. United u ndanë në barazim 2-2. Luis Suarez gaboi në penalltinë e parë, por u tregua i saktë në të dytën, në pak minuta. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Sporting. Në fillim të pjesës së dytë, Man. United përmbys shifrat me dy gola të shpejtë të Bruno Fernandes. Në minutën e 48-të, Fernandes shënon nga penalltia, pas faullit ndaj Lisandro Martinez. Në minutën e 50-të, Fernandes shënon një gol tejet të bukur nga distanca. Luis Suarez barazoi shfirat për vendasit në minutën e 80-të. Në minutat shtesë, Youri Tielemans merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë “Djajtë e Kuq” me një lojtar më pak.
Liverpool mori një fitore bindëse 0-3 ndaj Club Brugge, falë dopietës së Alexander Isak dhe golit të Florian Wirtz.







