Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Bruksel u mbyll me lajmin për rishpërndarjen e fondeve të reja nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila vlerësoi edhe ritmin mbresëlënës, me të cilin Shqipëria po ecën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Këtë vit, zbatimi i reformave ka marrë një ritëm shumë më të shpejtë, duke arritur në 63%. Këto reforma sjellin ndryshime konkrete dhe mund të zhbllokojnë 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut gjatë javëve të ardhshme”. Në konferencën për shtyp pas samitit, Von der Leyen e cilësoi zgjerimin një domosdoshmëri strategjike për Europën.