Temperatura mesatare ditore e sipërfaqes globale arriti të hënën rekordin prej 2.24°C mbi nivelet bazë dhe kjo valë pritet të vazhdojë. Për herë të parë, bota ka përjetuar gjashtë ditë rresht me temperatura 2°C më të ngrohta se nivelet paraindustriale, sipas të dhënave të siguruara nga The Guardian. Ndonëse kjo periudhë rekord është ende tepër e shkurtër për të nënkuptuar shkeljen e kufirit të sipërm të Marrëveshjes së Parisit për klimën, shkencëtarët paralajmërojnë se ky është një sinjal i hershëm i asaj që pritet të ndodhë nëse emetimet e lëndëve djegëse fosile nuk eliminohen me shpejtësi. Kjo situatë pritet të shtojë shqetësimet shkencore se ngrohja globale po përshpejtohet.