Igli Tare, legjenda e Kombëtares dhe analist në panelin e emisionit të Champions League në Top Channel, foli për Real Madridin dhe Jose Mourinhon.
Sipas Tares, klubi madrilen është përballur me vështirësi në dhomat e zhveshjes, pasi lojtarët e shihnin veten më të rëndësishëm se vetë Realin. Ai vuri në dukje gjithashtu se disa trajnerë, mes tyre Capello, Ancelotti dhe Mourinho, janë rikthyer në drejtimin e skuadrës.
Të lidhura
None found
Tare tha se këta teknikë, pavarësisht se kanë drejtuar edhe klube të tjera të mëdha, ruajnë një lidhje të veçantë shpirtërore me Real Madridin.
Sa i përket Mourinhos, analisti e cilësoi rikthimin e tij si shlyerje të një borxhi ndaj madrilenëve, pasi herën e fundit ishte larguar në rrethana shumë të këqija. Tare kujtoi se edhe vetë portugezi e ka përshkruar këtë rikthim si sfidën e tij.







