Artan Hoxha lexon kallëzimin në SPAK ndaj Spiropalit
Gazetari Artan Hoxha lexoi në studion e “Now me Erla Mëhillin” lexoi një pjesë nga kallëzimi i dorëzuar në SPAK ndaj ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Sipas pjesës që lexoi Hoxha, bashkëshorti i Spiropalit, Salarjon Totaj, në deklaratën e pasurisë së vitit 2017 kishte deklaruar shitjen e një automjeti për 30 mijë euro. Hoxha thotë se kallëzuesi ngre pikëpyetje për kohën dhe çmimin e blerjes së makinës, si dhe për burimin e parave me të cilat ishte blerë.
“Interesant është pika e gjashtë (e kallëzimit) që thotë: Në deklaratën e vitit 2017. Kujtojmë që në 2017 Elisa ishte akoma e papërfillshme në lojë. Bashkëshorti i kësaj, Salarjon Totaj, ka deklaruar shitjen e një automjeti, 30 mijë euro. Por, thotë kallëzuesi, Nesti Bënja, Nest Angoni është tjetër histori, në këtë rast nuk është identifikuar, thotë padia, origjina e këtij automjeti, momenti i blerjes, çmimi sa është blerë automjeti dhe ku janë gjetur lekët e blerjes së automjetit.
Pra, automjeti është shitur, se është blerë më përpara, por është shitur 30 mijë euro. Tani, këtë informacion kaq të detajuar kush ia ka dhënë? Kush mund ta dijë? Lind pyetja. Ne që merremi me grumbullimin e këtyre gjërave, të sekreteve… Mua më lind pyetja: ore, kush është ky rrufjan që i ka vajtur mendja që ka shitur një makinë, e ka shitur 30 mijë euro, dhe pse s’e ka deklaruar? Ndërkohë mund t’i ngresh akuzat sa të duash, se ka qenë drejtoreshë doganash ajo, patjetër. Po, ata shkojnë te këto gjërat individuale.
Dhe po t’i shikosh kallëzimet e këtyre, Nesti Angonit, Nesti Bënjës, ku di çfarë janë, janë kallëzime për vepra penale individuale, jo kolektive. Pra nuk e fajësojnë që ka operuar në bashkësi me qeverinë, nën hyqmin e kryeministrit. Jo, janë vetëm personale. Tani pse u kujtua dhe e regjistroi SPAK”,- tha ndër të tjera gazetari Hoxha.
Gjatë diskutimit, Hoxha u ndal edhe te rëndësia që, sipas tij, ka identiteti i personit që paraqet një kallëzim. “Kur bëhet një kallëzim, duhet të dihet kush është kallëzuesi, sepse emri i kallëzuesit i jep besueshmëri dhe kallëzimit”, tha Artan Hoxha në “Now me Erla Mëhillin”.
“Burrnia është punë grash”, Nurellari: Veprimet e Spiropalit, Veliajt dhe Koçekut janë të mirëpritura
Mesazhi i ambasadorit amerikan për SPAK-un, gazetari Dedaj: SHBA-të kanë ardhur për interesat e tyre, jo për Shqipërinë
“Blini apartamente dhe futini lekët në mure”, shokon gazetari: E lexova në dosje
- 22:47 Samiti BE-Ballkani Perëndimor, deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin dhe Shqipërinë
- 22:28 “Burrnia është punë grash”, Nurellari: Veprimet e Spiropalit, Veliajt dhe Koçekut janë të mirëpritura
- 22:08 Kanadaja dënon sulmet me dronë në Sudan: Dhjetëra civilë të vrarë gjatë javës së fundit
- 22:03 Mesazhi i ambasadorit amerikan për SPAK-un, gazetari Dedaj: SHBA-të kanë ardhur për interesat e tyre, jo për Shqipërinë
- 22:02 “Blini apartamente dhe futini lekët në mure”, shokon gazetari: E lexova në dosje
- 21:49 Zbardhet plagosja me thikë e 30-vjeçarit në Korçë, u paraqit si polic dhe nisi sherrin në lokal