Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhiroja e pestë e Championsit dhuron rezultate të papritura

UEFA Champions League

Foto: Associated Press

Muriqi vlerësohet më i miri nga UEFA

4 o. më parë / 25 nën 2026 23:18
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është vlerësuar nga paneli i ekspertëve të UEFA-s si lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Shakhtarit. 

Sulmuesi i Kosovës e realizoi golin e fitores 1:0. 

Ai shënoi në minutën e 56-të. 

“Golashënuesi që tregoi saktësi në përfundimin e aksioneve. Ai ishte pika referuese në sulm dhe ndryshues i rrjedhës së lojës”, ka shkruar UEFA.

Bayerni me shumë mungesa befasohet nga Lille

4 o. më parë / 25 nën 2026 22:57
Lille

Bayern Munichu me mungesën e Harry Kanet dhe Michael Olises, nuk ka arritur rezultat pozitiv të mërkurën mbrëma. 

Madje është befasuar në udhëtim te Lille francez, dhe është mposhtur 2:1 në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve. 

Dayot Upamecano shënoi për Bayernin në minutën e 15-të, ndërsa golat nga Ayase Ueda dhe autogoli i Aleksandar Pavloviqit, ia siguruan pikët e plota Lillet. 

Bayerni mbetet me tetë pikë, ndërsa Lille i ka katër pikë. 

Atletico Madridi fitoi 2:0 ndaj Vikingut me golat e Alexander Sorlothit dhe Julian Alvarezit. 

2:0 fitoi edhe Interi me golin e Petar Suçiqit nga penalltia dhe të Lautaro Martinezit në minutën e 74-t. 

Liverpooli fitoi bindshëm 3:0 në udhëtim te Club Brugge. Alexander Isak i shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e realizoi mesfushori në formë, Florian Wirtz. 

Sfidë shumë interesante ishte ajo në Lisbonë, mes Sportingut dhe Manchester Unitedit. 

Luis Suarez që humbi penallti te vendësit në minutën e 30-të, i shënoi të dy golat për skuadrën portugeze. Të parën e shënoi nga penalltia. Bruno Fernandes i shënoi dy gola për skuadrën e madhe angleze, që është në krizë të thellë rezultatesh. Edhe Fernandes golin e parë e realizoi nga penalltia. 

Youri Tielemans e mbylli ndeshjen në minutën e 93-të, kur u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Muriqi ia siguron Fenerbahçes fitoren në Champions

4 o. më parë / 25 nën 2026 22:55
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi luajti për herë të parë pas katër ndeshjeve te Fenerbahçe si titullar. 

Por për herën e dytë rresht ia siguroi Fenerbahçes pikët e plota në fazën e ligës në Champions. 

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës shënoi në minutën e 56-të nga afërsia dhe ia siguroi pikët shumë të vlefshme skuadrës së madhe turke që të mërkurën mbrëma e mposhti Shakhtar Donetskun në “Stamford Bridge”, 1:0. 

Goli:

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve. 

Muriqi luajti deri në minutën e 86-të të ndeshjes dhe ishte prej më të mirëve. 

Atij iu anulua edhe një gol në minutën e 17-të. 

Për Muriqin ishte goli i dhjetë në total. I ka edhe dy asistime. 

Një tjetër gol me peshë të madhe e kishte shënuar në xhiron e kaluar ndaj Liverpoolit, në fitoren 3:2. 

Fenerbahçe me fitore tani i ka tetë pikë në vendin e 16-të. 

Shakhtari mbetet me katër pikë, jashtë zonës që dërgon në fazën tjetër të garës.

Ndeshja interesante në “Parkun e Princave” mbyllet baras

4 o. më parë / 25 nën 2026 22:54
Roma

Ndeshje të fortë kanë zhvilluar Paris Saint-Germaini dhe Roma në “Parkun e Princave” të mërkurën mbrëma. 

Por dueli i xhiros së pestë i fazës së ligës në Champions, u mbyll baras, 2:2. 

Roma kaloi e para në epërsi me golin e Mario Hermosos në minutën e pestë. 

Ilya Zabarnyi i PSG-së i barazoi shifrat në minutën e 31-të. 

Sfida u vendos me golat e zëvendësuesve, që të dyja nga penalltia. 

Fillimisht, Ousmane Dembele i vendësve shënoi për 2:1 në minutën e 62-të, tre minuta pasi u inkuadrua në fushë. 

Më pas shënoi edhe Donyell Malen i Romës nga 11-metrëshi, në minutën e 78-të. Maleni u inkuadrua në minutën e 67-të. 

PSG-ja mbetet në pozitën e dytë me 13 pikë. Roma i ka pesë pikë, jashtë zonës që dërgon në fazën tjetër të garës.

Roma barazon rezultatin

4 o. më parë / 25 nën 2026 22:38
Donyell Malen

Roma ka barazuar rezultatin ndaj Paris Saint-Germainit. 

Golin për 2:2 në minutën e 78-të e shënoi sulmuesi Donyell Malen. 

Edhe Malen realizoi nga penalltia.

Dembele hyn në lojë dhe shënon

5 o. më parë / 25 nën 2026 22:23
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele ka hyrë në lojë në minutën e 59-të dhe menjëherë pas tre minutash, ka shënuar gol për 2:1 ndaj Romës. 

Dembele realizoi nga penalltia.

VIDEO:

Muriqi shënon sërish në Champions

5 o. më parë / 25 nën 2026 22:17
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi e ka shënuar golin e radhës në Ligën e Kampionëve. 

Pasi shënoi për fitoren 3:2 ndaj Liverpoolit, Muriqi shënoi edhe të mërkurën mbrëma për 1:0. 

Ai realizoi në minutën e 56-të në udhëtim ndaj Shakhtar Donetskut.

VIDEO:

Barazohet rezultati në Paris

5 o. më parë / 25 nën 2026 21:34
Ilya Zabarnyi

PSG-ja ka barazuar rezultatin ndaj Romës. 

Ilya Zabarnyi shënboi për 1:1 në minutën e 31-të.

VIDEO:

Zhbllokohet rezultati në sfidën e zjarrtë

6 o. më parë / 25 nën 2026 21:08
Roma

Menjëherë në minutën e pestë është zhbllokuar rezultati në sfidën mes Paris Saint-Germainit dhe Romës. 

Roma ka befasuar me golin e Mario Hermosos. Ai u asistua nga Matias Soule, që depërtoi në thellësi të zonës së rrezikshme.

VIDEO:

Kampioni me mungesa të shumta ndaj Romës

7 o. më parë / 25 nën 2026 19:52
PSG

Kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germaini, do të jetë me mungesa të shumta në ndeshjen ndaj Romës. 

Madje as sulmuesi Ousmane Dembele, që u kthye në fundjavë, nuk është titullar në formacionin e Luis Enriques, për ndeshjen ndaj Romës në “Parkun e Princave” nga ora 21:00.

Formacioni i PSG-së: 
Safonov, Hakimi, Zabarnyi, Pacho, Nuno Mendes, Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz, Akliouche, Ferran Torres, Mayulu

Formacioni i Romës: 
Svilar, Hermoso, N’Dicka, Mancini, Molina, Kone, De Roon, Wesley França, Soule, Castro, Pisilli
 

Muriqi kthehet titullar te Fenerbahçe

7 o. më parë / 25 nën 2026 19:50
vedat muriqi

Vedat Muriqi do t’i prijë sulmit të Fenerbahçes sërish si titullar.  Skuadra turke do të luajë nga ora 21:00 në udhëtim te Shakhtari. 

Sulmuesi i Kosovës do të ndihmohet nga Kerem Akturkoglu dhe Oguz Aydin. 

Fenerbahçe i ka pesë pikë, ndërsa Shakhtari një pikë më pak. 

Ndeshja e xhiros së pestë e Championsit zhvillohet në “Stamford Bridge”.

Formacioni i Fenerbahçes: 
Ederson, Broën, Oppong, Shkriniar, Nelson Semedo, Kante, Greenwood, Ismail Yuksek, Kerem Akturkoglu, Muriqi, Oguz Ayidn

Formacioni i Shakhtarit: 
Riznyk, Vinicius Tobias, Bondar, Matviyenko, Pedro Henrique, Alisson Santana, Ocheretko, Marlon Gomes, Newertton, Traore