Sot seancë plenare, Kuvendi voton për Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale! Rendi i ditës
Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte do të mblidhet në seancën e radhës plenare. Seanca plenare do të nisë në orën 10:00, ndërsa në rendin e ditës janë përcaktuar 11 pika. Gjatë kësaj seance në fokus do të jetë miratimi i projektbuxhetit të vitit 2027 dhe paketës fiskale që e shoqëron atë.
Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu dy akte normative që lidhen me tubimet dhe shpërblimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave.
Pas diskutimeve të zhvilluara në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, deputetët pritet gjithashtu të votojnë për ndryshimet në ligjet për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.11.2026.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
9. Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të përshtatura më 30 maj 2025 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit për kontrollin shtetëror portual, bërë në Paris, më 26.1.1982, aderuar me ligjin nr. 9852, datë 26.12.2007”.
10. Akti normativ nr. 5, datë 28.10.2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001, ‘Për tubimet’”.
11. Akti normativ nr. 6, datë 28.10.2026, “Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave”.
“Burrnia është punë grash”, Nurellari: Veprimet e Spiropalit, Veliajt dhe Koçekut janë të mirëpritura
Mesazhi i ambasadorit amerikan për SPAK-un, gazetari Dedaj: SHBA-të kanë ardhur për interesat e tyre, jo për Shqipërinë
Zbardhet plagosja me thikë e 30-vjeçarit në Korçë, u paraqit si polic dhe nisi sherrin në lokal
- 07:32 Salvadoriani i deportuar gabimisht mbërrin në Spanjë pas betejës ligjore në SHBA
- 07:21 Komisioni Evropian propozon sanksione ndaj një banke dhe tre kompanive nga Serbia
- 07:15 Kushner: Putin na siguroi se nuk do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë
- 06:25 Majorja ukrainase: NATO të mësojë nga fronti në Ukrainë, metodat e vjetra s’funksionojnë më
- 03:22 SHBA planifikon tarifa të reja ndaj Kinës, BE-së dhe 12 partnerëve të tjerë tregtarë
- 02:44 Inteligjenca amerikane: Marrëdhënia e Huang me Alice ishte romantike, jo spiunazhi