“Nuk kërkoj mëshirë nga askush, kërkoj vetëm drejtësi!”/ Erjon Vishkulli reagon pas dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa fragmente nga dita e parë e Konferencës së Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, e cila po zhvillohet në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se në këtë aktivitet po marrin pjesë mbi 600 investitorë nga Europa dhe rajoni, si dhe figura të rëndësishme të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur.
Kreu i qeverisë ndau pamje nga zhvillimet e ditës së parë të konferencës, ndërsa bëri të ditur se aktiviteti vijon edhe sot me të ftuar të tjerë, diskutime dhe takime pune.
Konferenca e Dytë e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor synon të krijojë një hapësirë për dialog mes investitorëve, përfaqësuesve të institucioneve europiane dhe vendeve të rajonit, me fokus te mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimi ekonomik.
Top Channel