Transporti publik sot në grevë: Qytetarët presin në stacione por asnjë autobus në qarkullim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2026, 08:08

Siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, transporti publik në të gjithë vendin do të nisë sot shërbimin në orën 08:00, në vend të orës 05:30, siç ndodh zakonisht.

Vendimi u mor ditën e djeshme nga shoqatat e transportit, në prag të seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të votohet paketa fiskale dhe projektbuxheti për vitin 2027.

Pavarësisht njoftimit, duket se jo të gjithë qytetarët kanë qenë në dijeni të ndryshimit të orarit. Qytetarë i raportojnë JOQ Albania se disa stacione autobusi në Tiranë janë mbushur me njerëz, të cilët presin transportin publik pa e ditur se shërbimi do të nisë më vonë se zakonisht.

Ndërkohë, operatorët e transportit kërkojnë tërheqjen e propozimit për rritjen e TVSH-së nga 20% në 21%. Sipas tyre, kjo masë do të sillte edhe rritjen e çmimit të biletave të autobusëve, duke rënduar më tej kostot për qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit