Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet se falsifikoi pasaportën për përfitime të kundërligjshme

Një person është arrestuar në Graqanicë nën dyshimin për falsifikim të dokumentit.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se kishte falsifikuar një pasaportë, të cilën më pas e kishte përdorur për të lidhur një marrëveshje me një palë tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.
I dyshuari është arrestuar më 25 nëntor 2026 dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































