Petro Gjikuria: Tavo rrit taksat për himarjotët, ndërkohë që shërbimet publikë mungojnë

Petro Gjikuria: Tavo rrit taksat për himarjotët, ndërkohë që shërbimet publikë mungojnë

08:43, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qene ish kandidati për bashkinë e Himarës nga opozita Petro Gjikuria.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri Gjikuria tha se, Tavo rrit taksat për himarjotët ndërkohë që shërbimet publikë mungojnë.

Flavio Qarri: Do e përfundosh këtë histori duke e çuar Tavon në burg...

Petro Gjikuria: Unë bëj më të mirën për Himarjotët. Ato që shikoj ua them që të mësojnë, të sakta dhe pa gënjeshtra.

Flavio Qarri: Dhe meqë jemi tek saktësia e numrave se qeveria është romantike dhe letrare aty ku duhet të jetë ekonomike dhe shifrore. Ti pretendon se Tavo ka rritur taksat. E kemi një bindje përpara se po janë rritur.

Petro Gjikuria: Unë kam sjellë disa grafiqe që ja kam dhënë edhe regjisë, edhe një letër që e bën edhe me te thjeshte. Këtë rritje nuk e di pse e bën Tavo. Sepse kjo rritje nga kontrolli i KLSH ka dalë që me pak se 30 për qind të fondeve janë përdorur. Me një fjalë ku është 70 përqindëshi, me taksat e vjetra. Janë taksa të rritura të panevojshme.

Të shpjegojmë i cikë për himarjotët të cilët e kuptojnë shumë mirë matematikën, por ta kuptojnë edhe njerëzit e Tavos.

Kam bërë një skemë shumë të thjeshtë për ta kuptuar, kjo është taksa e fjetjes. Taksa për hotelet. Në 2023 ka qene 1 mijë leke për 60 net fjetje. Në 2024 Tavo e la tarifën siç ishte por ngriti netët në 70. Në vitin 2025 bëri dy lëvizje. Ngriti edhe tarifën e çoi në 1300 dhe netët nga 70 e çoi në 75.  Tani taksohet dhoma për dy persona. E tani taksa bëhet dyfishi.

Tani thotë nuk ngre taksën por ngre ditët e sezonit. Nga 75 ne 162 ditë....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco