Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 56-të, duke ia siguruar skuadrës së tij fitoren me rezultat 1:0.

Përveç golit të fitores, Muriqi është vlerësuar nga UEFA edhe për ndikimin e tij në repartin ofensiv dhe në rrjedhën e lojës.

“Golashënuesi që tregoi saktësi në përfundimin e aksioneve. Ai ishte pika referuese në sulm dhe ndryshues i rrjedhës së lojës”, ka shkruar UEFA në arsyetimin e saj.

Ky vlerësim vjen si dëshmi e rëndësisë së sulmuesit kosovar në suksesin e skuadrës së tij në këtë përballje evropiane.