Abissnet Superiore në RTSH/ Java 13 nis me Tirana–Skënderbeu, e mbyll Egnatia-Elbasani të dielën

Abissnet Superiore | 1 minutë më parë

Kampionati “Abissnet Superiore”, që transmetohet në RTSH, vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të, që do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën, me pesë përballje interesante.

Më 27 nëntor, në orën 13:30, Tirana do të presë Skënderbeun në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në orën 18:30 do të luhet derbi Dinamo–Partizani në “Elbasan Arena”.

Të shtunën, më 28 nëntor, në orën 13:30, Vora do të përballet me Teutën në stadiumin e saj, ndërsa në orën 16:00 Vllaznia do të presë Laçin në stadiumin “Loro Boriçi”.

Java e 13-të do të mbyllet të dielën, më 29 nëntor, me përballjen Egnatia–AF Elbasani, që do të luhet në orën 18:30 në “Arena Egnatia”.

Java 13

Tirana–Skënderbeu, 27.11.2026, 13:30, “Selman Stërmasi”

Dinamo–Partizani, 27.11.2026, 18:30, “Elbasan Arena”

Vora–Teuta, 28.11.2026, 13:30, “KF Vora”

Vllaznia–Laçi, 28.11.2026, 16:00, “Loro Boriçi”

Egnatia–Elbasani, 29.11.2026, 18:30, “Arena Egnatia”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme