Sot në orën 12:30, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të zhvillojë mbledhjen e tij të radhës, ku në qendër të diskutimeve do të jenë pesë nisma ligjore që bëjnë pjesë në reformën e sistemit të drejtësisë.
Projektligjet do të analizohen nga këndvështrimi i të drejtave dhe interesave të komuniteteve, ndërsa temat që ato mbulojnë përfshijnë statusin dhe vlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve, Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, përgjegjësitë disiplinore të tyre si dhe Akademinë e Drejtësisë.
Të lidhura
None found
Rendi i ditës i propozuar për këtë mbledhje është si më poshtë:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-007 për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-010 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-011 për Akademinë e Drejtësisë;
7. Të ndryshme.
Të gjitha këto projektligje do të shqyrtohen së bashku me amendamentet e komisionit përgjegjës-raportues, duke i parë ato nga prizmi i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.







